Anglia e çon në shtëpi Gjermaninë

Një luftë nervash dhe skemash taktike ishte dueli Angli-Gjermani në “Wembley” për 1/8 e Kampionatit Europian dhe në fund janë “Tre Luanët” që avancojnë më tej duke mposhtur 1-0 panzerat e Joachim Low.

Klasikja mes dy skuadrave të mëdha të Europës ishte një duel shumë i luftuar fizikisht dhe skuadrat nuk linin shumë hapësira dhe rasti i parë erdhi vetëm në 16’ me Sterling me një gjuajtje nga jashtë zone e grushtuar nga Neuer.

Luhen minuta të rëndësishme dhe Gjermania është shumë pranë golit në minutën e 32’ me Werner i cili i vetëm me Pickford, gjuan por pritet nga gardiani anglez.

Kur ishin pak sekonda të mbetura në pjesën e parë, Harry Kane “ha” një gol të bërë kur me portën bosh gjuan por e largon Hummels nga vija fatale.

Pjesa e dytë nis sërish me shumë kujdes nga të dyja rastet edhe pse rritet presioni dhe sinjalin e parë e jep Havertz në 49’ me një gjuajtje që kthehet mbrapsht nga Pickford.

Skuadrat luajnë të tensionuara dhe kanë frikë për të gabuar ndaj dhe rastet e pastra mungojnë dhe vetëm në minutën e 75’ zhbllokohet sfida me Raheem Sterling ndoshta lojtari më i rrezikshëm I ndeshjes. Sulmuesi merr një top nga e majta dhe pas një gabimi të Ginter, numri 10 nuk gabon dhe realizon golin e çlirimit të madh.

Wembley shpërthen në gëzim por nuk mbaron këtu pasi Thomas Muller ka rastin më të mire për të barazuar dhe vetëm për vetëm me portierin e nxjerr jashtë.

Kur nuk shënon, pëson dhe 2 minuta më pas është ai, Harry Kane që vulos ndeshjen me një gol me kokë, të parin për të në këtë Europian.

2-0 për Anglinë dhe Gjermania merr valixhet nga Europiani teksa “Tre Luanët” kalojnë në çerekfinale me meritë për atë që u pa në fushë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey