Anglia në finale të “Euro 2020”

Anglia është kualifikuar në finale të Kampionatit Europian “Euro 2020”, pas fitores me rezultat 2-1, ndaj Danimarkës.Të parët që kaluan në epërsi ishin danezët në minutën e 30’ me Mikkel Damsgaardin i cili shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.Simon Kjaer shënoi autogol për ta barazuar rezultatin.

Pjesa e rregullt e lojës përfundoi me rezultatin 1-1.Golin e fitores për anglezët e shënoi Harry Kane në minutën e 104’.Anglia kualifikohet në finale të “Euro 2020” për herë të parë në histori të tyre.Finalja e madhe do të jetë Itali – Angli, të dielën më 11 korrik.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey