Anglia shkatërron Ukrainën dhe kalon në gjysmëfinale të Euro 2020

Kombëtarja e Anglisë ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Ukrainës në çerekfinale të Euro 2020, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.

Tre Luanët janë treguar larg më të mirë dhe bindës sesa ukrainasit në takimin e zhvilluar në Olimpico të Romës, ku morën edhe një fitore të madhe.

Pjesa e parë dhe e dytë e ndeshjes u karakterizuan me lojë më të mirë të Anglisë, ku përveç rasteve të krijuara, arritën të shënojnë edhe katër gola.

Në anën tjetë Ukraina ishte pothuajse e hendikepuar dhe pati shumë pak raste.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey