“Ankesa” e Bill Gates: Jam shumë i pasur, duhet të…

Fillimin e 2020-tës, Bill Gates e priti me një ‘mea culpa’ shumë të rrallë. “Jam tepër i pasur, duhet të paguaj më shumë taksa”, ka thënë themeluesi i Microsoftit, që iu rikthye temës së pabarazisë ekonomike.

Për Gates, në fakt, një ankesë e tillë nuk është risi. Edhe kur sapo kishte hyrë viti i kaluar, njeriu i dytë më i kamur i globit, me një pasuri prej 108.8 miliardë dollarësh, kishte bërë një reflektim të ngjashëm.

“Hendeku që ekziston mes Shteteve të Bashkuara ndërmjet pagave më të larta e atyre më të ulëta është shumë më i thellë nga sa ka qenë 50 vjet më parë”, shkruante miliarderi në një postim të publikuar në blogun me titull: “Pabarazia në dekadën e ardhshme”.

Gates riprodhon me fjalë përllogaritjet numerike të indeksit Gini, i cili tregon se dallimi mes të pasurve dhe të varfërve në Shtetet e Bashkuara ka kapur majat këto dekadat e fundit.

Gates konsideron se reflektimi në këtë moment është i nevojshëm dhe përpos të tjerash edhe shumë aktual, duke pasur parasysh “kryqëzatën” që ka nisur kundër pasanikëve të Amerikës pretendentja për kandidaturën demokrate në zgjedhjet presidenciale, Elizabeth Warren, e cila kërkon taksa më të larta për miliarderët.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey