Anketa e IPSOS: VMRO-DPMNE e para, diferencë e ngushtë mes BDI dhe ASH

Nëse nesër mbahen zgjedhjet parlamentare, VMRO-DPMNE do të fitojë me një diferencë të madhe, sipas rezultateve të sondazhit të kryer nga IPSOS të publikuar nga Plusinfo.

Sa i përket liderëve, kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski është politikan me besimin më të madh në popull, në vend të dytë është presidenti Stevo Pendarovski, dhe në vend të tretë kryeministri dhe kreu i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Tek blloku shqiptar, ajo që bie në sy është diferenca e ngushtë mes Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Aleancës për Shqiptarët (ASH), përcjell INA.

Në pyetjen se për kë do të votonin nëse nesër mbaheshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare:

18,2 për qind e të anketuarve thanë se do të votonin për VMRO-DPMNE,
9,5 për qind thanë se do të votonin për LSDM-në,

4,1 për qind për BDI-në,
4 për qind për Të Majtën,
3,5 për qind për Aleancën për Shqiptarët,
1.2 për qind për Besën,

0.7 për qind për Alternativën,
0.4 për qind për PDSH,
0.2 për qind për PLD

,
1.2 për qind për partitë e tjera politike,

16.5 për qind e të anketuarve kanë qenë të pavendosur, 15.8 për qind kanë refuzuar të përgjigjen dhe 24.6 për qind thanë se nuk do të votojnë.

Vlerësimin më të lartë të politikanëve e ka kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me 9 për qind, i ndjekur nga presidenti Stevo Pendarovski me 6 për qind, i treti është lideri i LSDM-së Dimitar Kovaçevski me 4 për qind, i ndjekur nga lideri i së Majtës Dimitar Apasiev me 3 për qind, Ali Ahmeti me 3%, Zijadin Sela me 2% dhe Zoran Zaev me 2%.

Sondazhi është realizuar nga 2 marsi deri më 15 mars të këtij viti me 1007 të anketuar. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey