Anketë e re: VMRO e para, ja kush prijnë te shqiptarët

VMRO-DPMNE udhëheq në zgjedhjet parlamentare me 6 për qind para LSDM-së, sipas një sondazhi të porositur nga partia opozitare maqedonase, e publikuar në një konferencë nga kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski.
Ndërkaq, në skenën politike shqiptare dominon bindshëm Bashkimi Demokratik për Integrim, me 8.2%.
Ja rezultatet e sondazhit:
21.7% VMRO-DPMNE;
14.9% LSDM;
8.6% E Majta;
8.2% BDI;
5.6% AAA.

65% e qytetarëve të anketuar deklaruan se do të shkojnë në qendrat e votimit dhe do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Sondazhi u krye në 1013 të anketuar dhe sipas rezultateve të marra, shumica e qytetarëve thanë se do të votonin për VMRO-DPMNE./TetovaSot

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey