Ansambli Nacional i këngëve e valleve shqiptare në RMV me seli në zemër të Shkupit

Për shkak të rëndësisë institucionale, ansambli shqiptar me hapësirat e veta tashmë gjendet në qendrën e kryeqytetit përkrahë institucioneve më të rëndësishme muzikore në RMV, respektivisht pranë Filharmonisë dhe Teatrit të Operës dhe Baletit.

Ansambli Nacional i këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV, përveç punës artistike dhe sukseseve të pandalshme në një vit të vështirë, ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të zgjidhur problemin e hapësirave dhe adresës së përhershme.

Image

Drejtori i Ansamblit sot ka pranuar edhe zyrtarisht letrën poseduese nga Agjensioni i Katastrës për hapësirat dhe adresën zyrtare të Ansamblit! Për shkak të rëndësisë institucionale, ansambli shqiptar me hapësirat e veta tashmë gjendet në qendrën e kryeqytetit përkrahë institucioneve më të rëndësishme muzikore në RMV, respektivisht pranë Filharmonisë dhe Teatrit të Operës dhe Baletit.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey