Antigona reagon pas raportimit që Beatrix quhet Behigje

Vjen reagimi i Antigones pas raportimit që Beatrix quhet Behigje.

Mbrëmë në media është raportuar se emri i vërtetë i këngëtares, Beatrix Ramosaj është Behigje.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar nëna e saj, Antigona e cila ka postuar një story në Instagram.

E ëma e këngëtares së njohur publikoi pasaportën e saj me emrin Beatrix duke e mohuar se quhet ndryshe.

“A jemi të qartë se si e ka emrin Beartrixi”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, këngëtarja është njëra ndër banorët më të komentuara në media për shkak të raportit me aktorin, Donald Veshaj.

Dyshja kohëve të fundit kanë pasur shumë debate dhe mospajtime, por që tashme janë sqaruar.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey