Antikorrupsioni hap një lëndë për djalin e Talat Xhaferit

Komisioni Antikorrupsion në Maqedoninë e Veriut ka procesuar një lëndë për djalin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Siç mëson Alsat, rasti ks të bëj me regjistrimin e djalit të Xhaferit në Akademinë për Gjykatës, i cili ka shkelur ligjin dhe rregullat, pasi që nuk ka qenë me dokumente të kompletuara.

Rasti tek Antikorrupsioni është denoncuar nga qytetar anonim, i cili ka kërkuar hetime dhe hollësi për rastin.

Antikorrupsioni do të hetoj mënyrën për pranimin e djalit të kryeparlamentarit, për të cilin dyshohet se nuk ka pasur të kompletuara dokumentet përkatëse.

Alsat Mëson se Barlet Xhaferi nuk i ka plotësuar kushtet për pjesëmarrje në provim të jurisprudencës pasi në kohën e dhënies së provimit nuk e kishte dorëzuar ende diplomën e masterit, kusht për vërtetimin e posedimit të 240 kredive të nevojshme për të hyrë në provimin e jurisprudencës. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey