Antikorrupsioni kërkon ndjekjen e Muhamed Zeqirit dhe Rashkovskit edhe për një rast tjetër

Komisioni Shtetëror Antikorrupsion në seancën e sotme ka vendosur që të propozojë ndjekje penale për ish-sekretarët e përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski dhe Muhamed Zeqiri, për punësime të kundërligjshme të personave për punë me kontratë, punësime përmes agjencive private për punësim të përkohshëm si dhe për angazhimin e personave për të kryer shërbime intelektuale.

Kryetarja Biljana Ivanovska, në seancën e sotme të Komisionit, duke iu referuar këtij rasti, tha se do të kërkojnë ndjekje penale për ish-sekretarët e përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski dhe Muhamed Zeqiri për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përcjell INA.

Ivanovska sqaroi se Komisioni ka kontrolluar dokumentacionin dhe ka konstatuar se në periudhën 2017-2021 janë shpenzuar 2,5 milionë euro për kontrata për të drejtat e autorit dhe përmes agjencive private të punësimit.

Në vitin 2018, për nevojat e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë janë punësuar 119 persona me marrëveshje për të drejtën e autorit dhe 25 kontrata me agjenci private punësimi.

Në vitin 2019 janë realizuar 103 kontrata për të drejtën e autorit dhe 32 kontrata me agjenci private punësimi.

Në vitin 2020 janë realizuar 118 kontrata për të drejtën e autorit dhe 36 kontrata përmes një agjencie private punësimi.

Në 2021 janë realizuar 78 marrëveshje për të drejtën e autorit dhe 18 kontrata përmes një agjencie private punësimi.

Ivanovska shtoi se një agjenci private ka kryer këto shërbime, dhe se në të njejtën kohë janë shfrytëzuar kompetencat diskrecionale nga sekretarët e Përgjithshëm Rashkovski dhe Zeqiri, gjë që është rrezikuar transparenca e punësimit në sektorin publik dhe se ka pasur paraqitje të personave që më parë kanë qenë të punësuar me kontrata për të drejtën e autorit dhe më pas janë punësuar në marrëdhënie të rregullta pune, duke pasur përparësi ndaj kandidatëve të tjerë që kanë aplikuar në konkurs.

Ivanovski po ashtu theksoi se Komisioni ka ardhur deri te faktet se detyrat e kryera nuk korrespondojnë me veprat e autorit, që është një bazë tjetër për të vepruar prokuroria.

Vendimi u kundërshtua nga anëtari i Komisionit Antikorrupsion, Shemsi Sallai, i cili tha se Komisioni duhet vetëm të tregojë ngjarjen, por Ivanovska u përgjigj se janë biseduar me prokurorët dhe se ka vend për procedurë dhe se të gjitha marrëveshjet janë nënshkruar nga dy persona identikë. : Rashkovski dhe Zeqiri dhe se është përgjegjësi e tyre për situatën duke shkaktuar dëme të mëdha në buxhet.

Zekiri dhe Rashkovski gjenden në paraburgim për raste të tjera për dyshime për korrupsion. Zekiri dhe dy persona të tjerë nga Republika e Kroacisë akuzohen për një kontratë shërbimi konsulence, e cila është hartuar privatisht dhe për të cilën janë derdhur nga buxheti i shtetit gati 940 mijë euro. Shërbimet konsulente, të cilat është dashur të kushtojnë 145 mijë euro më pak, kanë të bëjnë me privatizimin e postave të Maqedonisë. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey