Antikorrupsioni në vitin 2022 do të kontrolloj pronësinë e gjykatësve , prokurorëve dhe drejtorëve

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit, në pajtim me planin për kontroll të gjendjes pronësore në vitin 2022 do t’i kontrolloj të dhënat nga deklaratat për pronësi të 10 gjykatësve dhe 10 prokurorëve, 10 drejtorëve të Shtëpive të Shëndetit, katër personave udhëheqës në inspektoratet shtetërore, si ai për transport, për ndërtimtari dhe urbanizëm, për mjedis hapësinorë dhe bujqësi, shkruan Alsat.

Për herë të parë do të kontrollohen dhe 10 kryetar të Këshillave komunal dhe 10 drejtor të Ndërmarrjeve Publike.

Pjesë e planit sipas kryetares së Komisionit antikorrupsion, Biljana Ivanovska është edhe plani aksional për kontroll të gjendjes pronësore dhe konflikt interesit në gjyqësor, pushtetin lokal dhe organet e pushtetit ekzekutiv.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey