Antiterrorizmi/ Koalicioni kundër ISIS, Kosova financon shumën prej 250 mijë euro

Sharing is caring!

Ambasada amerikane në Prishtinë ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për përkrahjen dhe pjesëmarrjen në koalicionin kundër organizatës terroriste ISIS.

“Falënderojmë Kosovën për mbështetjen dhe pjesëmarrjen në koalicionin për të mposhtur ISIS-in”, ka shkruar Ambasada Amerikane. Sot, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë ka ndarë 250 mijë euro nga buxheti i Kosovës për të përkrahur koalicionin global për luftën kundër ISIS-it.

“Kosova është e rreshtua përkrah SHBA-së në mbrojtje të paqes në botë. Edhe Kosova ka qenë e prekur për fat të keq me qytetarë që kanë marrë pjesë në lufta të huaja ka ndodhë kthimi i suksesshëm i nënave dhe fëmijëve, propozoj që Kosova nga kategoria ekonomike e rezervës prej 250 mijë eurove”, tha Haradinaj.

Sharing is caring!

Loading...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey