Anulohet konkursi për 30 vende pune në Telekom  

Sharing is caring!

Telekomi i Kosovës të mërkurën ka anuluar dy konkurse për 30 vende pune.

Bëhet fjalë për 15 vende pune për pozitën Zyrtar i Marketingut dhe 15 vende pune për pozitën Teknik, në konkursin e shpallur me datë 13.07.2019.

Ndërkohë në njoftimin e dhënë nga Telekomi, nuk bëhen të ditura arsyet se pse këto konkurse janë anuluar edhe pasi janë shpallur, ani pse theksohet se shkak i anulimit janë arsyet objektive.

“Njoftohen të gjithë kandidatet se anulohet konkursi për arsye objektive për pozitat: Zyrtar i Marketingut (15) ekzekutues, Teknik (15) ekzekutues, i shpallur me dt 13.07.2019 me nr. 01-4001/19. I falënderojmë të gjithë aplikantët për shprehjen e interesimit për të qenë pjesë e TK Sh.A, dhe luteni që të shikoni ueb-faqen e kompanisë për konkurset publike në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

The post Anulohet konkursi për 30 vende pune në Telekom appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Sharing is caring!

Loading...
shares