Anxhela Peristeri flet për herë të parë rreth votimit në Eurovizion: Nuk ishte e drejtë

Anxhela Peristeri, e ftuar dje në Soiree në Abc News, foli rreth eksperiencës së saj në Eurovizion.

E renditur në vend të 21-të, Anxhela tregoi se mënyra e votimit nuk ishte e drejtë, aq më tepër pikët e munguara të vendeve fqinjë.

“Cilado që të ishte arsyeja e votimit, kënga jonë sigurisht që nuk meritonte zero, sidomos nga fqinjët që pritej një votim pak më i mirë. Të gjithë e dimë që Eurovizioni është një festival gjeopolitik, nuk është një festival që ti shkon dhe me gjithë

Përsa i përket votave të publikut, nuk është se ne kemi shumë, sepse diaspora jonë mund të jetë e madhe, por nuk votojnë të gjithë. Shtetet e tjera janë më të famshëm, Maneskinët ishin më të famshëm. Ka shumë gjëra të tjera që ishin të komplikuara.”-u shpreh Peristeri e cila konkuroi në Eurovizionin e këtij viti me këngën “Karma.”

Anxhela Peristeri u rendit në vendin e 21-të me 57 pikë, pavarësisht se performanca e saj u konsiderua si një prej më të mirave në Eurovizion.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey