AP: Në RMV jetojnë 659 persona të paevidentuar

Numri I përgjithshëm I personave të pa evidentuar që janë vënë në evidencë konform Ligjit për persona të pa evidentuar në Librin amë të të lindurve, sipas të dhënave nga Drejtoria për libra amë është 659 persona. Prej tyre janë dorëzuar 211 kërkesa për regjistrim në librin e posacëm amë, respektivisht 70% të personave ende nuk kanë dorëzuar kërkesë për regjistrim në librin amë të të lindurve – ka treguar raporti I posacëm për situatën me fëmijtë e pa evidentuar në librat amë të të lindurve pas zbatimit të Ligjit për persona të paevidentuar në librin amë të të lindurve.

Zv/Avokatja e Popullit, Vaska Bajramovska – Mustafa, në press-konferencën e sotme ka prezantuar raportin që bazohet në hulumtimet nga viti 2018, vit kur ishte publikuar thirrja publike për evidentimin e personave, lindja e të cilëve nuk është evidentuar në Librin amë, deri në Prill 2021.

Rreth 60% të personave të pa evidentuar, respektivisht 397 janë fëmijë nën moshën 18-vjecarte. Pjesa më e madhe janë Romë – 426, Shqiptarë – 88, Turqë – 20, Boshnjakë – 3, Serbë – 2 dhe një persona nga komuniteti Vlleh.

Sipas Avokatit të Popullit, shteti përmes institucioneve plotësisht duhet ta marrë përgjegjësinë për identifikimin, regjistrimin dhe kycjen e këtyre personave të padukshëm në sistem. /KlanMacedonia

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey