Apeloi për ndihmë te “Shqipëria Live”, gruaja e sëmurë flet për herë të parë: Mjekimet e shtrenjta duhet t’i blej vetë, të lirat i ka spitali

Brikena Bregu është një grua e cila pak javë më parë iu drejtua emisionit “Shqipëria Live” për ndihmë, pasi kishte mbetur në Kapshticë dhe ishte e sëmurë.

Bregu ishte kthyer nga Greqia dhe më pas karantinuar në hotel, ashtu siç e donin rregullat e marra nga qeveria si pasojë e Covid-19.

Por ndryshe nga të karantinuarit e tjerë, ajo është e sëmurë dhe ka nevojë për terapi.

Pas puntatës së pare të “Shqipëria Live”, qeveria mori masa që ajo të vinte në Tiranë e të niste të merrte kurat e nevojshme.

Ndërkohë ditën e sotme ishte e ftuar në emision për të folur rreth gjendjes së saj shëndetësore.

“Jam pak më mirë, dobët fizikisht. Ditën e premte kam bërë terapi. Kisha tre seanca pa bërë, nuk janë rekuperuar akoma. Gjendja ime është shumë mirë, do vijoj me kurat për 6 muaj. Fatmirësisht kam sëmundje që mund të kurohet. Kur u paraqita në spital ishtë shumë keq, kisha nevojë për seancat e terapisë pasi i kisha humbur kur isha në hotel. Doktoresha e Korçës më bëri vizita, e më tha që isha për të bërë terapi”, ka thënë ajo.

Më pas ajo ka folur rreth vështirësive për të blerë mjekimet e nevojshme, pasi ajo është e pa punë, e gjithashtu edhe bashkëshorti i cili ndodhet në Athinë.

“Duhet të blej vetë mjekimet, pasi spitali kishte ato më të lirat dhe më të shtrenjat do i marr vetë. Doktoresha më dha receten me mjekimet që nuk ishin në spital.

Unë nuk kam mundësi ta përballoj se nuk jam në punë. Në spital të bëjnë një serum të thjeshtë. Bashkëshorti është në Athinë dhe është i pa punë. Mendjen e ka tek unë, por nuk ka mundësi as ai.

Në Shqipëri kam vetëm mamin, por ajo është pensioniste”, tha Bregu e cila bëri apel për ndihmë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey