Araujo rinovon deri në 2026

Barcelona i vendos 1 miliardë euro klauzolën

Ronald Araujo rinovoi edhe për 4 sezone me Barcelonën. Klubi katalanas njoftoi të martën se qendërmbrojtësi 23-vjeçar nga Uruguaji do të jetë pjesë e skuadrës së parë deri në 30 Qershor të 2026.

Kontratës iu shtua edhe një klauzolë për atë që duhet të paguhet nëse një ekip e kërkon. 1 miliardë euro, që natyrisht janë një shumë e tepruar, por që tregon se nuk ka ndërmend ta largojë lehtë.

Në këtë mënyrë është vepruar edhe me disa të rinj të skuadrës si Pedri, Ansu Fati e Ferran Torres. Ronald Araujo iu bashkua skuadrës B në verën e 2018. Araujo debutoi me ekipin e parë në 19 korrik të 2020 dhe prej asaj dite është aktivizuar në 56 takime, duke shënuar edhe 6 gola.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey