Arben Gashi i ia përmend VV-së demarkacionin dhe pakon e Ahtisaar-it

Arben Gashi ia ka përmendur VV-së demarkacionin dhe pakon e Ahtisaar-it

Arben Gashi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kuvendin e Kosovës, në seancën që po mbahet për votimin e Qeverisë Kurti, ia ka përmendur Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) temën e demarkacionit dhe pakon e Ahtisaar’it, për të cilat ka thënë se kanë qenë kauzat kryesore të saj në opozitë.

Gashi e ka komentuar edhe fjalimin e quajtur ‘ekspoze’ të kandidatit për kryeministër, Albin Kurti, në Kuvend, duke thënë se në të nuk pati gjë tjetër veçse retorikë boshe.

“U harruan tema për të cilën u vranë njerëz në rrugë të këtij qyteti. U tha që kompromisi ynë është pakoja e presidentit Ahtisaari, por u harrua çfarë dhune u shkaktua pikërisht për këtë temë. Pak çka u deklarua për temën e demarkacionit, për të cilën u terrorizua ky kuvend. Ishte kauza kryesore e opozitarizmit në vend”, deklaroi ai.

“Unë pyes, ku janë qëndrimet tuaja të paraqitura rrejshëm si zgjidhje për Kosovën? Në fjalimin e quajtur ekspoze, ne nuk pamë asgjë sot. Për fat të keq të Kosovës, ju nuk jeni gatshëm për të qeverisur. Ne sot dhe secilën ditë do të kërkojmë përgjigje”, shtoi tutje ai.

Në seancën në të cilën janë mbledhur deputetët e Kuvendit të Kosovës së legjislaturës së tetë pritet të votohet Qeveria Kurti.

Përfaqësues parlamentarë të opozitës janë deklaruar se do votojnë kundër Qeverisë. Përfaqësuesi i AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk kanë votë për Kurtin, për shkak të së kaluarës së tij. Në anën tjetër, deputeti i PDK’së në Kuvend, Enver Hoxhaj, ka thënë se partia e tij nuk voton pro qeverisë Kurti, teksa ka kritikuar LVV’në për të kaluarën e saj.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey