Arben Kraja firmos kërkesën urgjente për SPAK, ja për çfarë kemi nevojë

Kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë të përfundojë pushimet dimërore do të duhet që sërish të merret me një çështje prioritare siç është SPAK. Një kërkesë e kryeprokurorit të SPAK Arben Kraja që lidhet me strukturën e Prokurisë së Posaçme pritet të mbledhë anëtarët e qeverisë së akuzës në datën 15 janar.

Prokuroria e Posaçme SPAK vazhdon të jetë me tetë prokurorë të emëruar dhe dy të komanduar. Ndërkohë që kryeprokurori i SPAK Arben Kraja i kerkon keshillit te Lartë të prokurorisë plotesimin e vendeve vakante duke i dërguar një shkresë.

Siç thonë burime të sigurta të Top Channel SPAK kërkon plotësimin edhe me dy vende të tjera të Prokurorisë Antikorrupsion, pas vakancës së krijuar nga largimi i Besnik Muçit dhe Ndini Tavanit, të cilët teksa ishin të listuar si prokurorë të SPAK dhanë dorëheqjen nga ky pozicion, më pas ata u shkarkuan edhe nga vettingu. Çelja e garës nga ana e KLP do t’u japë sërish mundësi prokurorëve të konkurrojnë, ndërkohë që nga lista e KLP presin ende vettingun Elizabeta Imeraj dhe Anton Martini. Anita Jella dhe Doloreza Musabelliu janë konfirmuar në detyrë, por nuk mund të emërohen pa kaluar afatet e apelimit të vettingut. Numri i paktë i prokurorëve të SPAK mban peng ndërkohë mosngritjen e dy departamenteve, atë të hetimit të korrupsionit dhe të hetimit të krimit të organizuar, të cilët do të jenë të ndarë nga njëri-tjetri.

Ndërkohë sipas një kontrate të firmosur me Ministrinë e Brendshme kanë nisur punimet në katin e tretë të godinës së SPAK, aty ku do të vendoset Byroja Kombëtare e Hetimit.

Shumë qytetarë të pakënaqur nga Drejtësia kanë dorëzuar kallëzime penale pranë SPAK, shumica, e të cilëve ankohen për çështjen e pronave, duke hedhur dyshime ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey