Arben Vitia s’nënshkroi kontratën me Pfizer për vaksina, reagon ish-ministri Zemaj

Ish-ministri Armend Zemaj thotë se Ministria e Shëndetësisë po vë në rrezik jetën e qytetarëve duke mos siguruar vaksinat.

Një hulumtim i Insajderit zbuloi se të enjten, më 15 prill ministri, Arben Vitia është dashur ta nënshkruaj kontratën me kompaninë amerikane për furnizim me vaksina. Këtë nuk e ka bërë. Për pasojë furnizimi me 500 mije doza vaksinash Pfizer pritet të shtyhet deri ne shtator.

Sipas Armend Zemajt, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti mbylli qytetarët pa asnjë strategji dhe uli numrin e testimeve në kohën kur dhjetra qytetarë çdo ditë po humbin jetën nga Covid-19.

“Dështim për vaksina, me shumë se dhjetëra jetë të humbura çdo ditë nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve, ulje e numrit të testeve, masa politike ku i mbyll qytetarët pa asnjë strategji, deklarata populliste por jo konsultim me profesionistët e fushës”, thotë Zemaj.

“Shëndeti i qytetarëve mbrohet me vaksina, jo me parulla politike”, shkroi Zemaj në Facebook.

Shkrimi i plotë i Zemajt në Facebook:

Kapaciteti për udhëheqje tregohet në pozitë, parullat politike nuk janë funksionale po nuk pate dije, përkushtim dhe motiv për t’i dalë zot vendit në situata emergjente.

Një Qeveri e cila nuk di se si të sillet në oborrin e vet dhe kërkon dije e hapësirë veprimi në kojshi, çka mundesh më shumë me pritë në pandemi, përpos dështim.

Dështim për vaksina, me shumë se dhjetëra jetë të humbura çdo ditë nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve, ulje e numrit të testeve, masa politike ku i mbyll qytetarët pa asnjë strategji, deklarata populliste por jo konsultim me profesionistët e fushës.

Më duket e pabesueshme që duhet të shkaktohen vonesa për nënshkrim të një kontrate e cila është hartuar në pajtim me ligjin dhe situatën e pandemisë. Do të ishte tepër dëshpëruese nëse kemi vonesa një minutë, lëre më një ditë, apo vonesa me muaj.

Shëndeti i qytetarëve mbrohet me vaksina, jo me parulla politike. E pabesueshme çka mund të ndodhë!

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey