Arbër Ademi: BDl ka thyer tabutë, kryeministri shqiptar do të bëhet

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi në “Rruga Drejt” ka thënë se deri më sot Bashkimi Demokratik për Integrim ka thyer të gjitha tabutë në vend sa i përket funksioneve shtetërore ku aty kanë udhëhequr shqiptarët ë që më herët nuk kanë qenë.

“BDI është parti ë cila i ka thyer tabutë në funksionet shtetërore, si me atë të kryeparlamentarit, zëvendëskryeministrit shqiptar, ministrit të punëve të jashtme etj. Pa dyshim se kryeministri shqiptar do të bëhet dhe për këtë kemi marrëveshje edhe me LSDM por gjithashtu theksoj se edhe partitë tjera shqiptare kanë thënë se do ta përkrahin”, ka thënë Ademi./Alsat.mk

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey