Ariu shfaqet në afërsi të fshatit Brodec të Tetovës (Video)

Në faqen Fshati Brodec në facebook është publikuar një video ku është filmuar një ari në afërsi të fshatit Brodec të Tetovës.
Në faqe gjithashtu jepet informacioni se video iu është dërguar nga Shpenzim Fejzullahu.

Fshati Brodec gjendet në Malësinë e Tetovës, me një lartësi mbidetare prej 1000-1200 metra. Ka tokë mesatarisht pjellore, rrafshnalta të skajshme, me bjeshkë të larta. Në fshatin Brodec bën pjesë edhe bjeshka Kobilica.
Si shumë fshatra të tjerë, edhe Brodeci është i pranishëm në rrjetin social, me faqe e grupe në facebook, me shumë video të publikuara në Youtube, por edhe në rrjetet sociale.Materialet publikohen nga banorët e këtij fshati, të atyre që jetojnë aty, por edhe të atyre që janë shpërngulur, ose punojnë në vende të ndryshme të botës.Publikime bëhen edhe nga mediat dhe vizitorët e këtij fshati.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey