Arjanit Hoxha me zyrtarin e lartë të Delegacionit të BE-së: Vazhdojmë me reformat dhe modernizimin në bujqësi

“Reformat dhe modernizimi në sektorin e bujqësisë është një proces i vazhdueshëm dhe përfaqësojnë një nga detyrimet tona në rrugën e integrimit evropian. Harmonizimi i sistemit tonë fitosanitar me atë evropian është një nga komponentat më të rëndësishme”, theksoi ministri i bujqësisë, Arjanit Hoxha, i cili sot së bashku me Udhëheqësin e Sektorit për Bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Stephen Hudolin, dhe në prani të përfaqësuesve të të gjithë aktorëve në sistemin fitosanitar, zhvilluan një promovim të përbashkët për të rritur ndërgjegjësimin e publikut në sferën e fitosanitarisë.

“Në hap me politikat dhe rregullativat aktuale të Bashkimit Evropian, vitin e fundit janë bërë lëvizje jashtëzakonisht pozitive drejt modernizimit dhe menaxhimit modern në politikat fitosanitare në vendin tonë. Rregullat e reja janë në përputhje me rregullativat evropiane, dhe si të tilla, duhet të respektohen. Vetëm atëherë tregjet evropiane do të jenë të disponueshme për produktet tona bujqësore”, ka nënvizuar ministri Hoxha.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey