Armando Broja, në 11-shin simbolik të ndeshjeve për “Katar 2022”…

Nesër ai ka ditëlindjen, mbush 20 vjeç. Sulmuesi i kuqezinjve të Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, pasi ka shënuar në ndeshjen ndaj Hungarisë, më 5 shtator, gjë që e përsëriti edhe më 8 shtator, në takimin ndaj San Marinos, sot është përballuar me një tjetër lajm të gëzuar për të.

Sulmuesi Armando Broja, pjesë e Chelsea por që këtë sezon ka kaluar si i huazuar te Southempton, është bërë pjesë e “skuadrës” më të mirë për ndeshjet e raundit të gjashtë eliminator të botërorit “Katar 2022”, për zonën e Europës.

Faqja sportive “SofaScore”, në formacionin e ndërtuar nga specialistët e saj, ka vlerësuar sulmuesin e ri shqiptar Armando Broja me notën 9.3, duke e përfshirë atë në repartin e sulmit përkrah norvegjezit Erling Haaland dhe holandezit Memphis Depay.

Nëse, në ndeshjen e mëparshme kundër Hungarisë, në këtë “skuadër” ishte përfshirë mbrojtësi Berat Gjimshiti, tani në ndeshjen e turit të gjashtë, ndaj San Marinos, specialistët europianë përfshijnë në 11-shin simbolik një tjetër lojtar shqiptar, sulmuesin Armando Broja.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey