Armët dhe municioni, ja çka u gjet në shtëpinë e të dyshuarit për krimin në Novosellë të Pejës

Ja çka u gjet në shtëpinë e të dyshuarit për krimin në Novosellë të Pejës

Policia e Kosovës ka shpallur person në kërkim, të dyshuarin për krimin e djeshme në Novosellë të Pejës.

Faton Bislimi, 47 vjeç kërkohet për privim nga jeta të Bashkim Brahimaj, ndryshe kushëririt të tij.

Në raportimet e para u theksua se Bislimi kreu krimin me armë AK-47, në sy të familjarëve të tjerë.

E njëjta thuhet të ketë ndodhur për disa çështje pronësore.

E nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur armë të shumta.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitroloz, një pistoletë, pajisje për pastrim të armës, 890 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pesë predha poashtu kalibra të ndryshëm.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey