Arnautovic: Nuk kam frikë nga mbrojtësit e Italisë

Sulmuesi i Austrisë Marko Arnautovic ka folur në prag të ndeshjes ndaj Italisë.

Kombëtarja e Austrisë dhe ajo e Italisë do të përballen të Shtunën në kuadër të 1/16 të Kampionatit Evropian, raporton lajmi.net.

Arnautovic ka folur në një intervistë për Sky Sport Italia para ndeshjes:

“Njerëzit mund ta bëjnë atë të duket e vështirë kur thonë se Italia ka mbajtur portën e paprekur për 11 ndeshje radhazi, por kjo nuk duhet të ketë rëndësi për ne. Ne duhet të luajmë futbollin tonë”, tha ai.

“Ne do të përballemi me një ekip të jashtëzakonshëm, të klasit botëror, ju vetëm duhet të shikoni se ku janë lojtarët e tyre në nivelin e klubeve. Trajneri Roberto Mancini është gjithashtu i klasit botëror”, shtoi ai.

“Statistikat e skuadrës italiane i thonë të gjitha, por kjo është vetëm një ndeshje, zgjat 90 minuta dhe nuk duhet të kemi frikë”, vazhdoi ai.

“Mund të them vetëm se nuk kam frikë. Kjo është një ndeshje shumë, shumë e rëndësishme, nuk ka rëndësi nëse jeni 20, 25 apo 32 vjeç.Të jesh në 16 të fundit të një turneu si ky është me të vërtetë një punë e madhe për Austrinë.”, përfundoi Marko Arnautovic.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey