Boksieri i njohur, Arnold Gjergjaj, u rikthye në ring pas tri vjetëve dhe regjistroi fitore.
Të premten mbrëma, boksieri nga Gjakova mposhti kroatin nga kategoria e peshave të rënda, Tomislav Sentic.
Meçi mes tyre ishte caktuar me gjashtë raunde, por nuk nevojiten të gjithë raundet.
Gjergjaj fitoi me “nok-aut” që në raundin e parë. Meçin e zhvilluar në Zvicër mund ta shikoni duke klikuar KËTU.