Arrestohen dy gazetarë në Mal të Zi, akuzohen se shkaktuan panik

10 vite pas tërmetit shkatërrimtar, si janë ndërtuar lagjet e reja në Haiti (FOTO)

10 vite pas tërmetit shkatërrimtar, si janë ndërtuar lagjet e reja në Haiti (FOTO)Autoritetet malazeze arrestuan dy gazetarë të dielën; njëri u la i lirë sot, ndërsa tjetri është mbajtur në paraburgim. Arsyeja për ndalimin e tyre, ishte se kanë shkaktuar “panik”.

Gazetarët e siteve lokale informative IN4S dhe Borba, Gojko Raicevic e Drazen Zivkovic, kanë nxjerrë sipas zyrtarëve vendas, pa verifikuar më parë, informacione mbi një shpërthim në vilën Gorica, e cila përdoret për pritje zyrtare. Informacionin e shpërndanë pas tyre edhe media të tjera. Krerët e policisë e mohuan më vonë vërtetësinë e këtij lajmi, duke sqaruar se kishte pasur vetëm një problem me instalimet elektrike, por që ishte riparuar shumë shpejt.

Megjithatë mënyra sesi u përcoll në media, sipas tyre, ishte e tillë që krijonte panik dhe nxiste prishjen e rendit. Pas lirimit, Raicevic i tha reporterëve se e kishte kontrolluar dy herë informacionin përpara se ta publikonte. Sipas tij, arrestimi, edhe pse i përkohshëm, ishte thjesht një mënyrë për të frikësuar gazetarët.

Shoqatat e këtyre të fundit kishin kërkuar që Raicevic dhe Zivkovic të liheshin menjëherë të lirë, duke paralajmëruar se veprimet e autoriteteve përbënin shkelje të lirisë së mediave. Madje Qendra për Raportimin Investigativ, CIN u hodh në kundërsulm, duke deklaruar se prodhuesi më i madh i lajmeve të rreme në Malin e Zi, sipas saj, është vete qeveria.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey