Arrestohen dy persona nga Gostivari

Mbrëmë (06-qershor) në orën 13.00, zyrtarët
policorë të SPB-Tetovë- Departamenti i Punëve të
Brendshme-Gostivar, kanë arrestuar 24-vjeçarin H.F.
dhe 49-vjeçari A.F. nga Gostivari, të cilët
paraprakisht ishin denoncuar nga 41-vjeçarja B.B.
nga Gostivari, se rreth orës 23:15 fillimisht në rrugën
“Borçe Jovanovski”, e më pas në rrugën “Vëllezërit
Gjinovski” në Gostivar, ajo dhe vajza e saj e mitur
janë sulmuar fizikisht. Sipas raportit, H.F. Gjatë
sulmit ka përdorë edhe një mjet të fortë.
Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar, pas
së cilës ndaj të përfshirëve do të përgaditet
parashtresë përkatëse.TS

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey