Arrestohet 31 vjeçarja nga Dobroshti, sulmoi fizikisht vjehrrën e saj

Mbrëmjen e djeshme (7-korrik) rreth orës 23:20, në fshatin Dobrosht të Tetovës, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovës kanë privuar nga liria 31-vjeçaren F.M. nga ky fshat, e cili njëzet minuta më herët në shtëpinë e tyre familjare, e kishte sulmuar fizikisht vjehrrën e saj 65-vjeçare dhe kishte dëmtuar orenditë e shtëpisë. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë. Nga SPB-Tetovë njoftojnë se pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj sa do të ngritët padi adekuate.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey