Arrestohet 37-vjeçari nga Straçinca, u kap duke vjedhur motoçikletë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje është arrestuar një 37-vjeçar, pasi është kapur duke vjedhur një motoçikletë.

“Më 03.07.2021 në ora 20.50 policët nga Stacioni Policor në Gazi Babë kanë arrestuar I.A.(37) nga fshati Straçincë e Shkupit, derisa ishte duke kryer veprën penale në rrugën “Maxhari”. I.A. para bastores ka marrë motoçikletë “pezho”, me targa të Shkupit, në pronësi të Zh.M.(35) nga Shkupi”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.

Motoçikleta e vjedhur është kthyer te pronari, ndërkaq I.A. gjendet në paraburgim.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey