Arrestohet 46 vjeçari nga Tetova, akuzohet për vjedhje

Dje (03-prill) rreth orës 19:20, në Leshkë të Tetovës, policia arrestuar 46-vjeçarin G.B. nga Jançishti i Tetovës, nën dyshimin se ka kryer vjedhje në një kompani. Po ashtu, atij i është konfiskuar një veturë “Ford KA” me targa të Shkupit, në pronësi të një personi nga Shkupi, në të cilin kishte gjësendet e vjedhura.

“Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse”, njoftojnë nga policia e Tetovës.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey