Arrestohet autori i vrasjes makabre në Paskuqan, ja ku u gjet

Pas orë pas ngjarjes së rëndë, policia ka arrestuar autorin e vrasjes makabre në Paskuqan, Erdet Çapoku.

Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e DVP Tiranë organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Erdet Çapoku, i cili pasi ka goditur me sende të forta kunatën është larguar nga vendngjarja.

Falë informacioneve të marra nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi, në Laprakë. Shtetasi ndodhet i shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.

Eredet Çapoku ka qëlluar disa herë me një shkop bejzbolli gruan e vëllait të tij, Enkeleda Çapoku.

Krimi i rëndë dyshohet se ka si motiv kryesor xhelozinë, pasi bashkëshorti i të ndjerës ndodhet pas hekurave i dënuar me 10 vite burg për trafik lëndësh narkotike.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey