Arrestohet i riu nga Bogovina, u kap duke sulmuar të dashurën nga Prilepi

Dje në ora 08:20 në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin M.A. (29) nga Bogovina e Tetovës. Ai është kapur gjatë një sulmi fizik ndaj të dashurës së tij 26-vjeçare nga Prilepi, me vendbanim të përkohshëm në Tetovë.
I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey