Arrestohet mitrovicasi për kanosje ndaj zyrtarëve policorë

Ndaj tij është iniciuar rasti

Policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë sot rreth orës 14:30, në rrugën ’’Mbretëresha Teutë’’ në Mitrovicë, në kohën kur zyrtarët policorë po trajtonin një kundërvajtje në trafik, me ç’ rast i dyshuari- ngasësi i veturës duke i penguar dhe mos-përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, i njëjti ka kanosur zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Ndaj të dyshuarit të arrestuar A. H.,31 vjeçar, pas procedurave të nevojshme intervistuese, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘kanosje’ .

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey