Arrestohet një person në Shkup, kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar

Sot në orën 14:10 në rrugën “Ordan Çopela” në Shkup, bazuar në urdhër gjykate, oficerët e policisë nga Sektori për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar – Seksioni i Kërkimit arrestuan M.R. (37) nga Shkupi, i cili kërkohej me urdhër për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjet për një krim sipas nenit 215 të Kodit Penal – “prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve”, informojnë nga Ministria e Brendshme.

Personi u dorëzua në Stacionin Policor në Bit Pazar për procedime të mëtejshme.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey