Arrestohet një person në Shkup, shpërndante metamfetaminë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme në territorin e Çairit është arrestuar një person pasi tek i njëjti është kapur metamfetaminë.

Është ndaluar makina ‘Golf’ me targa të Shkupit, e drejtuar nga 32-vjeçari E.M. nga Shkupi, tek i cili është kapur drogë sintetike metamfetaminë”, njoftojnë nga MPB.

Kundër personit në fjalë policia pritet të përgatisë padi për shkelje të nenit 215 nga Kodi Penal.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey