Arrestohet një person nga Gostivari, ja për çka akuzohet

Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 17:30 në rrugën “Cvetan Dimov” në Tetovë, policia ka arrestuar 21 vjeçarin S.D. nga fshati Çegran i Gostivarit. Ai është kërkuar me urdhër gjyqësor për vuajtje të dënimit me burg prej një viti, për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Pas arrestimit ai është dërguar menjëherë në burgun e Tetovës, për vuajtje të dënimit.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey