Arrestohet një shkupjan dhe një tetovarë, akuzohen për vjedhjen e një biçiklete

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 20:45 minuta ka privuar nga liria dy persona, njëri nga Shkupi dhe tjetri nga Tetova, ata akuzohen për vjedhjen e një biçiklete.

“Më 24.07.2022 në ora 20:45 në rrugën “Zhivko Brajkoski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor- Gostivar kanë privuar nga liria personat E.K.(23) nga Kalishti i Gostivarit dhe M.O.(37) nga Shuto Orizari i Shkupit. Ata dyshohet se rreth orës 13:45 kanë hyrë me dhunë në bodrumin e një objekti në rrugën ,,19-Nëntori“ në Tetovë dhe kanë vjedhur një biçikletë në pronësi të J.Sh. (32) nga Tetova. Të dy janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey