Arrestohet personi nga Koçana për gjueti kundërligjore

Më datën 13.01.2022 nëpunës policorë e kanë privuar nga liria J.P. (58) nga Koçana, për arsye se në vendin e quajtur ”Potoci” në f. Orizarë-Koçanë, është pikasur duke kryer gjueti në mënyrë kundërligjore me pushkë gjuetie ”cifsan CSP 555” kalibër 12GA. Nga ana e nëpunësve policorë është sekuestruar pushka me karikator, një poltron gjuetie i shkrepur kalibër 12GA,34 copë municion gjuetie kalibër 12GA.
Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër J.P. do të parashtrohet kallëzim adekuat.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey