Arrestohet sekretari qeveritar në Maqedoni, Prokuroria kërkon paraburgim

Policia sot në mëngjes e ka arrestuar ish sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovskin.

Kjo vjen, pasi Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dha urdhër për hetim të rastit për blerjen e softuerit për sanksione në komunikacion, të cilat nuk i ka shfrytëzuar asnjë institucion.

Është arrestuar edhe pronari dhe menaxheri i kompanisë i cili ka fituar tenderin kontestues, “Ivonka Group”, Daniell Stançev.

Rashkovski deri tani ishte sekretar për monitorimin dhe mbështetjen e institucioneve, por që dy ditë më parë ishte dorëhequr pas shpërthimit të skandalit.

Keqpërdorimet kishin ndodhur vitin e kaluar, ku u publikua edhe një material përgjimi ku dëgjohej zëri i Rashkovskit. Ky i fundit muajin e kaluar ishte për pushime në Meksikë dhe mediat u morën me pushimet e tij në kohë pandemie.(INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey