Arrestohet shtetasi i Maqedonisë në Turqi, krahu i djathtë i “boss”-it Peker (FOTO)

Policia turke arrestoi sot një shtetas të Maqedonisë së Veriut që konsiderohet si krahu i djathtë i mafiozit turk, Sedat Peker, njoftojnë mediat turke.

I arrestuari është Bobsn Tomovski, me qëndrim në Berin të Gjermanisë, e që konsiderohet si bashkëpunëtori i Pekerit. Ai u ndalua në Aeroportin e Stambollit dhe se pritet ti dorëzohet autoriteteve maqedonase.

Tomovski u arrestua derisa kishte rezervuar udhëtimin për në Egjipt. Sipas mediave turke, ai dyshohet si bashkëpunëtor i Pekerit në trafikimin e lëndëve narkotike, përcjell Vecer.mk.

Peker akuzohet dhe po kërkohet nga autoritetet turke si një udhëheqës i një grupi mafioz, i cili muajt e kaluar ishte strehuar në periferi të Shkupit dhe po posedonte pasaportë të falsifikuar të Maqedonisë, përcjell INA. Ai më pas u dëbua nga vendi dhe se ndaj tij ka fletëarrest ndërkombëtar.(INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey