“Arrihet marrëveshja për Presidentin”/ Mustafa kërkon kryeparlamentarin, por Kurti nuk “djeg”…

Tre takime në tre ditë, por Kurti dhe Mustafa nuk kanë arritur asnjë marrëveshje. Mirëpo, mediat kosovare kanë zbuluar se çfarë të rejash ka mes dy liderëve dhe marrëveshjes së tyre.

Sipas “Koha.Net”, në lojë është futur edhe posti i kryeparlamentarit, sipas të cilës Mustafa kërkon ta përfshijë në marrëveshje.

Pas postit të Presidentit dhe 6 ministrive duket se LDK-ja e do dhe kryeparlamentarin, por Albin Kurti duket se nuk lëshon pe në këtë çështje, pasi kjo do të thoshte të nxirrte jashtë loje krahun e djathtë të tij, Glauk Konjufcën.

Në fakt në fund të dhjetorit të vitit të kaluar Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i parlamentit bashkë me mbështetjen e votave të deputetëve të LDK-së, mirëpo kjo e fundit duket se ka ndryshuar mendje.

Gjithsesi po burime për këtë media bëjnë me dije se dy palët dje ranë dakord për postin e Presidentit që të jetë një përfaqësues i LDK-së. Në lidhje me këtë, nga LVV nuk ka ende një qëndrim zyrtar.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey