Arsenali fiton bindshëm ndaj PSV

Arsenali rikthehet me spektakël në Ligën e Kampionëve. Arsenali është rikthyer me spektakël në Ligën e Kampionëve duke mposhtur me rezultat 4-0 skuadrën e PSV Eindhoven. Saka (8’), Trossard (20’), Jesus (38’) dhe Odegaard (70’) shënuan golat për Topçinjtë. Fitorja e dërgon Arsenalin në vendin e parë Grupin B duke lënë pas Sevillën dhe Lens […]

shtator 20, 2023 - 23:40
 0  14
Arsenali fiton bindshëm ndaj PSV

Arsenali rikthehet me spektakël në Ligën e Kampionëve.

Arsenali është rikthyer me spektakël në Ligën e Kampionëve duke mposhtur me rezultat 4-0 skuadrën e PSV Eindhoven. Saka (8’), Trossard (20’), Jesus (38’) dhe Odegaard (70’) shënuan golat për Topçinjtë. Fitorja e dërgon Arsenalin në vendin e parë Grupin B duke lënë pas Sevillën dhe Lens në dy pozitat poshtë tyre. PSV është në vendin e fundit

Arsenali është rikthyer me stil në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur me rezultat 4-0 skuadrën e PSV Eindhoven.

Topçinjtë e dominuan këtë ndeshje që nga fillimi dhe ishin afër të shënonin edhe shumë gola të tjerë.

Arsenali e nisi më shumë aksione pjesën e parë të ndeshjes, duke e mbajtur nën presion skuadrën mysafire.

Një goditje e mirë e Martin Odegaard bëri që portieri i PSV-së, ta pret atë, por që topi u kthye të Bakayo Saka që shënoi gilin e parë në këtë ndeshje në minutën e 8-të.

PSV kërkoi penallti katër minuta më vonë, pasi që dyshuan që topi u prek nga Zinchenko, por VAR tregoi se rasti në fjalë nuk kishte të bënte me penallti.

Topçinjtë nuk ndalën aksionet dhe arritën ta dyfishojnë epërsinë në minutën e 20-të.

Ishte një kundërsulm i shpejt i londinezeve që nisi nga Jesus. Ai pasoi të Saka i cili gjeti të lirë Trossard që shënoi golin e dytë.

Goli i tretë për Arsenalin ka mundur të ndodh në minutën e 26-të kur Gabriel Jesus bëri një goditje të fuqishme por portieri Martinez reagoi duke bërë një pritje të mahnitshme.

Megjithatë, Arsenali nuk u ndal dhe goli i tretë u shënua në minutën e 38-të. Trossard bëri një pasim të mirë për Jesus, i cili një gol të bukur për rezultat 3-0.

Mundësinë e parë për të shënuar në pjesën e dytë e kishte përsëri Arsenali. Gabriel Jesus (62’) arriti ta godasë topin pas pasimit të mirë që mori nga Havertz, por topi nuk përfundoi në rrjetë.

Goli i katër për Arsenalin erdhi në minutën e 70-të.

Nelson u lirua mirë në krahun e majtë për të pasuar tek Odegaard. Ai pasi mashtroi një mbrojtës të PSV goditi më të majtën e tij për ta mposhtur portierin mysafirë.

20 minutat tjerë nuk krijuan shumë raste për ndonjërën skuadër dhe Arsenali arrin fitore bindëse kundër PSV në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve pas gjashtë viteve mungesë në të.

Arsenali të dielën do të luajë derbin e Londrës Veriore kundër Tottenhamit në Premier Ligë kurse PSV do të luan kundër Almere City si mysafirë në Erdivisie të Holandës.