Arsenali nënshkruan me futbollistin e ri shqiptar, i cili është pjesë e Kombëtares U17 të Shqipërisë

Arsenali ka siguruar shërbimet e futbollistit të ri shqiptar, Maldini Kacurri, i cili shihet si një futbollist me të ardhme të ndritur.

Football.London” ka raportuar sot se klubi nga Londra tashmë ka nënshkruar me qendërmbrojtësin shqiptar, transmeton Gazeta Express.

Kacurri u mor nga “Topçinjtë” pasi u lirua nga skuadra e të rinjve të Fulhamit.

16-vjeçari u përfshi për Arsenalin në ndeshjen ndaj Garuda Select, e cila ndihmon futbollistët e rinj në Britaninë e Madhe të arrijnë më lart në futbollin evropian.

Vendimi për të nënshkruar me reprezentuesin e Shqipërisë ishte nga shefi i akademisë së Arsenalit, Per Mertascker. Ish-mbrojtësi gjerman dhe stafi i tij po kërkojnë të sjellin sa më shumë të rinj nga rajone të ndryshme të Evropës.

Maldini Kacurri vlerësohet si një lexues mbresëlënës i lojës. Ai është pjesë e Kombëtares U17 të Shqipërisë. /Gazeta Express/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey