Arsenali tregon se kur do t’i rikthehet Granit Xhaka stërvitjeve të plota

Arsenali përmes një komunikate të lëshuar ka njoftuar tifozët rreth gjendjes së futbollistëve të lënduar, shkruan Zeri.info.

Jashtë fushave për “Tropçinjët” aktualisht kanë mbetur mbrojtësi skocez Kieran Tierney dhe mesfushori nga Kosova me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka.

Sa i përket gjendjes së skocezit, lëndimi i tij nuk është serioz dhe ekziston mundësia të rikthehet edhe në fundjavë.

Ndërkohë, klubi londinez ka dhënë edhe lajmin se kur do t’i rikthehet stërvitjeve të plota Granit Xhaka.

Xhaka pësoi lëndim të rëndë në ligamentet e gjurit të djathtë më 26 shtator, teksa pas vitit të ri pritet rikthimi i plotë në stërvitje.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey