Arsim Bajrami zbulon se çfarë notash ka pasur Vjosa Osmani në lëndët që i ka ligjëruar ai

Arsim Bajrami tregon se çfarë notash ka pasur Vjosa Osmani në lëndët që i ka ligjëruar ai.

Një ndër hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, ka folur për presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, të cilën e ka pasur edhe studente.

Për Osmanin, Bajrami ka thënë se ajo është një juriste e mirë dhe e njeh mirë Kushtetutën.

Ai ka treguar edhe se çfarë notash ka pasur Osmani në lëndët që ka ligjëruar ai.

“Ka qenë një studente e shkëlqyeshme, bile notat e para 10-she i ka pasur për meje”, tha profesori Bajrami për ish-studenten e tij, Vjosa Osmanin tanimë presidente e vendit.

Ai shtoi se me Osmanin kanë bashkëpunuar në shumë procese shtet-ndërtuese.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey