Arsovska emëroi dy drejtorë nga radhët e BDI-së, partitë e vlerësojnë si koalicion

Për pushtet, BDI-ja do të bënte koalicion edhe me Putinin e lëre më me Arsovskën dhe partinë e Apasievit “E Majta”.

Kështu Aleanca për Shqiptarët e komenton bashkëpunimin e fundit të kryetares së Shkupit me BDI-në duke emëruar dy drejtorë nga radhët e saj, shkruan Alsat.

“Ju jeni dëshmitarë se një vit rresht ata kanë zhvilluar një propagandë shumë të madhe duke akuzuar ASH-në se na qenka në koalicion me VMRO-DPMNE-në me ‘Të majtën’ dhe ja ku jemi sot e gjithë kjo zhurmë, kjo piskamë nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër përveçse pushtetit, që ata të vijnë në pushtet. Ne tashmë e dimë se ata kur është në pyetje pushteti, janë në gjendje të bëjnë koalicion jo vetëm me VMRO-në, jo vetëm me ‘Levicën’ por simbolikisht edhe me Putinin po të ishte nevoja të qëndrojnë në pushtet do të kishin bërë koalicion”, tha Syrja Rashiti Aleanca për Shqiptarët.

Kreu i VMRO-së Hristijan Mickoski rikujtoi se në zgjedhjet lokale BDI ishte fuqishëm kundër Danella Arsovskës.

”Ky është vendim i kryetares së Qyte..

”Ky është vendim i kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ajo ka vendosur se ata janë njerëzit që në mënyrë kompetente mund t’i përgjigjen atyre pozicioneve. Ju vetë konstatoni se ata janë njerëz me propozim të BDI-së. Unë vetëm do të përmend se BDI në zgjedhjet lokale tetorin e kaluar ishte fuqishëm kundër Danella Arsovskës dhe ishte fuqishëm pas Petre Shilegovit që humbi nga VMRO DPMNE dhe koalicioni”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

LSDM, vlerëson se ky bashkëpunim nuk do të pasqyrohet tek shumica parlamentare, duke e cilësuar atë si të qëndrueshme.

“Vlerësojmë se kjo nuk do të pasqyrohet në asnjë mënyrë tek shumica parlamentare e cila është e qëndrueshme. Lidhur me Qytetin e Shkupit LSDM do të vazhdojë të mbetet opozitë, por opozitë që do t’i mbështes projektet që janë në dobi të qytetarëve”, theksoi Sanella Shkriel, LSDM.

Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska për drejtor të ndërmarrjes “Parqet dhe Gjelbërimet “ka emëruar Zuhejr Rexhepin nga Saraji ndërsa Said Saidin nga komuna e Çairit për drejtor në “Rrugë dhe rrugica”.

Në shenjë revolte për emërimin e dy drejtorëve kuadro të BDI-së, Bujare Abazi nga ASH dha dorqëheje nga posti i zëvendës kryetares së Qytetit të Shkupit duke akuzuar Arsovskën për shkelje të marrëveshjes./Alsat

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey