Mikel Arteta ka bërë të ditur se Granit Xhaka është mirë me shëndet, pasi futbollisti nga Kosova doli pozitiv me koronavirus, shkruan Zeri.info.
Granit Xhaka i mungoi Zvicrës në ndeshjet e shtatorit, pasi pas grumbullimit me “helvetikët” u mësua se është infektuar me koronavirus.
Megjithatë, Arteta sot ka deklaruar se 28-vjeçari është mirë me shëndet, teksa bëri të ditur se lojtari është ende në shtetin e Zvicrës.
“Ai është mirë. Është ende në shtetin e tij. Duhet të qëndrojë atje deri të shtunën, besoj.
Në momentin që është mirë, ai do të udhëtojë dhe do të na bashkohet” – ka deklaruar trajneri i Arsenalit.