Arthur: Ende sezoni nuk është i dështuar, Juvenusi mund ta fitojë Scudetton dhe Kupën e Italisë

Mesfushori i Juventusit, Arthur Melo është kthyer nga një dëmtim që mbajti jashtë fushave, ndërsa zotohet se do të ndihmojë ekipin në garën për Scudetto, duke shtuar se sezoni mund të jetë akoma pozitiv.

24-vjeçari së fundmi është rikuperuar nga një dëmtim në këmbë që e mbajti atë jashtë disa ndeshjeve si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në Serie A dhe braziliani e pranon se ai nuk është ende 100 për qind.

“Ishte një dëmtim i çuditshëm, shumë i pafat”.

“Por në të njëjtën kohë unë jam me fat sepse jam në një klub të shkëlqyeshëm, me profesionistë të jashtëzakonshëm dhe kam edhe ekipin tim personal që më ndihmon:.

“Ata punojnë së bashku dhe kanë bërë gjithçka që të kthehem të luaj sa më shpejt të jetë e mundur. Tashmë jam shumë më mirë”.

“Ka shumë punë, sepse nuk jam në 100 për qind, por kam një dëshirë të madhe për të ndihmuar trajnerin dhe ekipin”.

“Unë mund të ndihmoj në fushë dhe po bëj më të mirën time me mjekët dhe fizioterapistët që të jem në krye sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Arthur për Sky Sport Italia.

Juventus u eliminua në Lignë e Kampionëve nga FC Porto, por është kualifikuar për në Finalen e Kupës së Italisë.

Përkundër hendekut prej 10 pikësh me Interin në Serie A, Arthur gjithashtu pretendoi se Zonja e Vjetër ka gjasa ende për titull.

“Është shumë herët për të gjykuar sezonin, kampionati është ende i hapur”.

“Nëse fitojmë kampionatin ose fitojmë Coppa Italia, duke qenë se jemi në Finale, mund të jetë një sezon pozitiv”.

“Qëllimi më i madh ishte Liga e Kampionëve, por ne nuk mund të përpiqemi ta fitojmë atë më”.

“Ne duhet të shohim përpara dhe të përpiqemi të fitojmë të gjitha ndeshjet që mbeten, sepse titulli nuk është humbur ende”, deklaroi Arthur.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey